​Djali i Arlinda Zekajt dërgohet në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës

Djali i Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, aktualisht ndodhet në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Djali aktualisht është në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkohë, institucionet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin tragjik dhe rrethanat që i paraprinë vrasjes së Zekajt. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë për dorëzimin e raportit lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Read Next

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima