Zelensky: SpaceX e ngadalësoi Starlinkun, Musk tashmë është në dijeni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se kompania SpaceX e ka ngadalësuar shërbimin satelitor Starlink, duke shtuar se është i bindur që Elon Musk tashmë është në dijeni të kësaj çështjeje.

Ai theksoi se Starlink-u nuk ka ndaluar asnjëherë së funksionuari, por shpejtësia e shërbimit vazhdon të jetë e kufizuar.

“Starlink-u funksionon, por ende ka kufizime. Çështja është që të kemi shpejtësi të pakufizuar, por ajo ende është e kufizuar”, deklaroi lideri ukrainas.

I pyetur nëse Elon Musk e kishte ngadalësuar Starlink-un, Zelensky u përgjigj se një gjë është e sigurt: SpaceX e ka ngadalësuar shërbimin.

“Jam i sigurt se Elon tashmë e di këtë, edhe nëse nuk e dinte më parë”, shtoi ai.

Zelensky përmendi gjithashtu raportimet në media se presidenti amerikan kishte deklaruar se kishte zhvilluar një telefonatë me Muskun /Telegrafi/

Read Previous

Gogu: E drejta për të protestuar e garantuar, dhuna sjell pasoja ligjore

Read Next

Sveçla në Itali: Kosova e përkushtuar në luftën kundër drogave