Kthimi i Ligjit për Specialen, Ilir Deda: Shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

Foto: Bujar Tërstena / Radio Evropa e Lirë

Analisti politik Ilir Deda e ka vlerësuar si hap të mirë kthimin e Ligjit për Specialen për rishqyrtim në Kuvend.

Ai ka thënë se me këtë është shmangur një konfrontim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Reklamë

Deda ka thënë se ky vendim mund të ketë ardhur edhe si rezultat i konsultimeve që janë bërë jashtë publikut.

“Hap i mirë, sepse eviton konfrontimin e Kosovës me BE-në, ndoshta është përfundim i konsultimeve që kanë ndodhur jashtë syve të publikut, çka është e pranueshme për BE-në prej ligjit dhe çka ndeshet me Kushtetutën tonë që do të mund të na shkaktonte probleme në të ardhmen”, ka thënë Deda në Tëvë1. /Nacionale/

Read Previous

Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen Ligjit për Specialen të kthyer nga presidentja

Read Next

Apple nxjerr telefonin e parë të palosshëm