Nga Parisi në Tiranë, arsyet e valës së protestave të të rinjve evropianë
Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, pasi që ajo ka dalë me një video ku flet për pavarësinë e gjykatës, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, si dhe “përkushtimin e palëkundur” ndaj sundimit të ligjit të këtij institucioni.
Çitaku, në postimin e saj, ka thënë se nën administrimin e Trendafilovës, Specialja ka ‘’cenuar rëndë besimin në drejtësi’’, dhe se, shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete.
‘’ Përgjegjësia është edhe personalisht juaja, znj. Trendafilova. Dilni përballë gazetarëve, mos u fshihni siç keni bërë qe dy vite. Përgjigjuni pyetjeve të vështira. Jepni llogari për mënyrën se si e keni drejtuar këtë gjykatë. Kritikat nuk mund t’i zhvlerësoni me etiketën e “dezinformimit”, ndërsa vetes t’i rezervoni të drejtën për të folur pa u sfiduar’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
Znj. Trendafilova, pas vitesh heshtjeje ndaj shqetësimeve tona, një video-adresim pa pyetje nuk i mbulon padrejtësitë e kësaj gjykate dhe as ju shkarkon nga përgjegjësia.
Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete. Ju na ofroni deklarata vetëlavdëruese.
Pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie. As titujt, as betimet dhe as videot nuk e zëvendësojnë profesionalizmin dhe drejtësinë që duhet të dëshmoni në vendimet tuaja.
Përgjegjësia është edhe personalisht juaja, znj. Trendafilova. Dilni përballë gazetarëve, mos u fshihni siç keni bërë qe dy vite. Përgjigjuni pyetjeve të vështira. Jepni llogari për mënyrën se si e keni drejtuar këtë gjykatë. Kritikat nuk mund t’i zhvlerësoni me etiketën e “dezinformimit”, ndërsa vetes t’i rezervoni të drejtën për të folur pa u sfiduar.
Kosova nuk do të heshtë dhe as do të ndalet. Do ta mbështesim mbrojtjen e çlirimtarëve në apel dhe do ta kundërshtojmë çdo padrejtësi me të gjitha mjetet ligjore e institucionale.
Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët! Sepse padrejtësia nuk bëhet drejtësi vetëm pse shqiptohet në Hagë. Kur shkelen të drejtat dhe pushteti gjyqësor ushtrohet pa llogaridhënie, kemi të bëjmë me një krim kundër vetë drejtësisë. Dhe këtë nuk do ta pranojmë, nuk do ta heshtim dhe nuk do ta lëmë pa e sfiduar!