Luis Enrique: Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Në prag të ndeshjes PSG-Barcelona në Champions League, Luis Enrique vlerësoi Lamine Yamal, duke theksuar se talenti i ri duhet të ndërtojë identitetin e tij, pa u krahasuar me Lionel Messin, të cilin e drejtoi te Barcelona. “Lamine po bën shumë mirë, sepse dëshiron të jetë Lamine Yamal. Po përmirëson elementet e lojës së tij”, – deklaroi trajneri spanjoll.

Për krahasimin me Messin, ai ishte i prerë: “Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Askush nuk mund të fitojë një krahasim me të. Lamine dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetvetes. Është më mirë të mos krahasohesh me të tjerët, kjo është shumë inteligjente”.

Si mund të ndalet Yamal? Luis Enrique e përmblodhi kështu: “Është shumë e thjeshtë, nuk duhet ta lëmë të marrë topin, sepse nëse e merr, bëhet i rrezikshëm. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur është që Barcelona të mos e ketë topin”.

Megjithatë, ai pranoi vështirësinë e këtij objektivi dhe paralajmëroi se rreziku katalanas nuk kufizohet vetëm tek Yamal: “Barcelona ka shumë lojtarë cilësorë, si Raphinha, Pedri, Cubarsí dhe Joan García. Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe ta përballojmë si skuadër”. /Telesport.al/

Read Previous

Kompletohet Grupi Punues për Apelin në Hagë

Read Next

“Nëse Usyk dëshiron të rikthehet më shpejt do t’i ofrojmë një duel për titullin kampion, të zgjedhë rivalin që do”