Michael Carrick drejt shkarkimit? Shfaqen tre kandidatët e parë për stolin e Manchester United
Jude Bellingham do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit, pasi klubi madrilen ka vendosur ta shpërblejë mesfushorin anglez me një kontratë të re deri në qershor të vitit 2031.
Bellingham është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Blancos”, ndërsa me këtë marrëveshje klubi i ka dhënë besim afatgjatë, duke e konsideruar pjesë të rëndësishme të projektit të tij për të ardhmen.
Ardhja e Jose Mourinhos thuhet se e ka ndihmuar anglezin të rikthehet në formën e tij optimale, pas dy sezoneve jo të mira.
Deri më tani, Bellingham ka regjistruar 10 paraqitje, në të cilat ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tri asistime.