Berlin: Të Gjelbrit dhe SPD-ja ndërpresin bisedimet me të Majtën

Të Gjelbrit dhe SPD-ja ndërprenë të martën bisedimet paraprake me Partinë e Majtë për formimin e një qeverie të përbashkët në Berlin.

TëGjelbrit dhe social-demokratët SPD i ndërprenë të martën (13.10.) bisedimet paraprake me Partinë E Majta për formimin e një qeverie të përbashkët në Berlin.

Shkak u bë një vendim i grupit parlamentar të Partisë E Majta gjatë mbledhjes së tij konstituive pasditen e së martës. Të gjithë deputetët e kësaj partie nënshkruan një deklaratë, në të cilën, ndër të tjera, riafirmohet e drejta e Izraelit për të ekzistuar. Por si bazë e kësaj deklarate përmenden shprehimisht vendimet e kongreseve të Partisë E Majta dhe jo dokumenti i përbashkët për qëndrimin ndaj antisemitizmit i përpiluar nga E Majta, të Gjelbrit dhe SPD-ja. Ky dokument ishte miratuar javën e kaluar nga drejtuesit e tri partive, por u kritikua ashpër brenda partisë E Majta.

Polemika dhe kritika 

Dështimi i bisedimeve për një koalicion të mundshëm është në vazhdën e shqetësimeve rrethqëndrimeve shpesh shumë kritike ndaj Izraelit të mbajtura nga disa anëtarë të Partisë E Majta, si edhe me kritikat që shkaktoi prania e një personi të lidhur me krimin e organizuar në një festë pas natës së zgjedhjeve.

Partia e Majta fitoi mbështetje të konsiderueshme në disa segmente të popullsisë së Berlinit, veçanërisht te të rinjtë dhe komunitetet me prejardhje migrante, falë qëndrimit të saj të pazakontë dhe të ashpër ndaj luftërave të Izraelit në Gazë dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, në një klimë politike gjermane ku kritikat e tilla zakonisht janë më të përmbajtura.

Megjithatë deklaratat e disa prej figurave më të spikatura të partisë si edhe polemikat e shkaktuara nga pjesëmarrja e një personi të lidhur me krimin e organizuar në festën pas zgjedhjeve, u shoqëruan sidomos në disa media dhe te partia CDU nga pyetja nëse partitë e qendrës së majtë mund të bashkëpunojnë nën drejtimin e Partisë e Majta.

Deklarata e përbashkët për antisemitizmin

Për të kapërcyer këto dilema Të Gjelbrit, SPD-ja dhe Partia e Majta hartuan një deklaratë të përbashkët lidhur me antisemitizmin, të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe ruajtjen e distancës nga krimi i organizuar përpara nisjes së bisedimeve.

Por kur 44 deputetët e rinj të Partisë E Majta u mblodhën të martën në parlamentin e Berlinit, ata miratuan një tekst tjetër, më të afërt me qëndrimet tradicionale të partisë.

“Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe të drejtat e barabarta për të gjithë njerëzit në Izrael. Po aq mbështesim edhe të drejtën e Palestinës për të ekzistuar dhe të drejtat e barabarta për të gjithë njerëzit në Palestinë”, thuhet në deklaratën e Partisë E Majta.

Ndër të tjera në këtë tekst mungon referenca tek dokumenti i përbashkët që e cilësonte të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si “të panegociueshme”, si edhe parashikimi i sanksioneve për shkelje, që mund të arrinin deri në përjashtimin nga partia.

CDU-ja, e cila me 18,8 për qind të votave doli shumë pas Partisë së Majtë si forca e dytë në zgjedhje, argumenton se SPD-ja dhe Të Gjelbrit duhet të negociojnë një koalicion qeverisës me konservatorët.

Në debat është përfshirë edhe kancelari Friedrich Merz, i cili tha se akuzat për sjellje të papërshtatshme ndaj Partisë E Majta nuk mund të “zgjidhen me një copë letër”. Ndërkohë duket se vetë deputetët e Partisë së Majtë në Berlin janë distancuar nga dokumenti që kishte shkaktuar polemika. /DW

Read Previous

Burnham pret sot Zelenskyn në Londër, ja çfarë pritet të diskutohet në takimin e dy liderëve