Milot Avdyli në 11-shen e javës në Slloveni

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Avdyli, është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin slloven.

Avdyli shënoi golin e fitores për Celjen në elitën e futbollit të Sllovenisë, paraqitje që i siguroi vendin në 11-shen e javës.

Formacioni është publikuar nga faqja zyrtare e ligës sllovene, “PrvaLiga”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​Genc Nuza gjyqtar kryesor në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Read Next

Shenjat që jep trupi nëse keni mungesë magnezi