​Lille kërcënon me veprime ligjore para duelit me Arsenalin

Lille ka kërkuar rishikimin e vendimit të gjyqtarëve pas lëndimit të rëndë të Tiago Santosit, ndërsa klubi francez do të jetë pa tre lojtarë në përballjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi portugez pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe dëmtim të meniskut në gjurin e djathtë gjatë fitores 1:0 ndaj Le Havre, të shtunën.

Lille e konsideron ndërhyrjen e Amir Richardsonit të rrezikshme dhe është i pakënaqur që gjyqtari dhe sistemi VAR nuk morën masa disiplinore.

Në një komunikatë zyrtare, klubi kërkoi shpjegime nga organet përkatëse të futbollit francez për vendimin e gjyqtarëve dhe mënyrën e përdorimit të VAR-it.

“Klubi po shqyrton të gjitha mundësitë ligjore dhe rezervon të drejtën të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për të kërkuar kompensim për dëmet e pësuara”, thuhet në reagimin e Lille.

Santos pritet të mungojë për disa muaj, duke rrezikuar pjesën e mbetur të sezonit. Ai është njëri nga tre lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion të Lille për duelin me Arsenalin, së bashku me sulmuesin Hamza Igamane dhe Ethan Mbappe, i cili është i suspenduar.

Ndeshja ndaj Arsenalit në stadiumin “Emirates” paraqet një sfidë të rëndësishme për skuadrën franceze, e cila synon të marrë rezultat pozitiv në Ligën e Kampionëve, pavarësisht mungesave të rëndësishme. /KosovaPress/

Read Previous

Kërkohet angazhim më i madh diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Read Next

FMN: Ekonomia globale po i afrohet kufijve të rezistencës