Osmani: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s është zgjedhje strategjike

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në NATO nuk është vetëm aspiratë politike, por zgjedhje strategjike e një populli që beson në siguri, demokraci dhe aleancë të palëkundur me botën euroatlantike.

Në një postim, Osmani ka kujtuar se një vit më parë kishte nderin të pranonte Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe zyra e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Ajo ka theksuar se ishte hera e parë që ky çmim i jepej një përfaqësuesi nga Kosova.

“Një vit më parë, pata nderin të pranoja Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe zyra e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Ishte hera e parë në histori që ky çmim i ndahej dikujt nga Kosova”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se ky çmim ishte një mirënjohje për Kosovën, përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe për kontributin e grave dhe vajzave gjatë luftës dhe në kohë paqeje.

“Kosova e njeh çmimin e lirisë dhe e kupton vlerën e paqes. Prandaj, rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në NATO nuk është vetëm një aspiratë politike, por një zgjedhje strategjike e një populli që beson në siguri, demokraci dhe një aleancë të palëkundur me botën euroatlantike”, ka shkruar ajo.

“Kjo ishte një mirënjohje për Kosovën, për përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe për gratë dhe vajzat tona të jashtëzakonshme, të cilat dhanë një kontribut të madh si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje”, ka theksuar Osmani. /IndeksOnline/

Read Previous

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Read Next

​Kërkohet raportim i rregullt për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”