Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e rrëshqitjeve të dheut.

Sipas ministrisë, në disa segmente të autostradës po zhvillohen punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar riprojektimi. Pas përfundimit të tij, do të vijojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.

Paralelisht, po kryhen analiza dhe vlerësime teknike për identifikimin e zonave që kërkojnë ndërhyrje shtesë.

Ministria thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioritet dhe se përmes këtyre ndërhyrjeve synohet të sigurohet stabiliteti i skarpateve dhe qarkullim më i sigurt për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës. /RTKLive

Read Previous

​Mediat italiane vlerësojnë lartë Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Read Next

​Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës