Klodiana Spahiu: Shëndeti mendor, prioritet që kërkon vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me mjekë dhe specialistë të Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Durrës, ku u diskutua mbi problematikat e shëndetit mendor në të gjitha grupmoshat.

Ministrja e vlerësoi shëndetin mendor “një prioritet që kërkon vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm”.

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua mbi nevojën për rivlerësimin e kritereve dhe protokolleve të ndjekura nga QKSHM për kategori të veçanta të personave që përballen me vështirësi të shëndetit mendor.

Spahiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me profesionistët e fushës dhe të përmirësimit të vazhdueshëm të praktikave të kujdesit, me qëllim ofrimin e shërbimeve më të përshtatura me nevojat e çdo individi.

“Bashkëpunimi me profesionistët e fushës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i praktikave të kujdesit janë thelbësore për të garantuar shërbime më të përshtatura me nevojat e çdo individi, me më shumë mbështetje, përkujdesje dhe dinjitet”, shkruan Spahiu. /ATSH/

Read Previous

“Përveç protestave, duhet të fillojë lobimi për aktgjykimin në Hagë”

Read Next

Ushtria amerikane goditi një anije mallrash që po përpiqej të thyente bllokadën ndaj Iranit