Cakolli reagon pas etiketimeve ndaj gazetarit Jupolli: Kështu krijohet frika, pastaj autocensura

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarit, Fidan Jupolli.

Cakolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mënyra se si po organizohet sulmi ndaj Jupollit tregon qartë qëllimin për të ngjallur “frikë”.

Reagimi i plotë:

Nga mënyra e organizuar se si po sulmohet Fidan Jupolli, duket qartë që ky linçim publik ka për qëllim edhe me i tregu krejtve se çka mund t’u ndodhë nëse guxojnë me pasë e me shprehë një qëndrim, qoftë edhe përmes satirës, që dikujt ose shumëkujt s’i pëlqen.

Kështu krijohet frika, pastaj autocensura, e kadale një shoqni ku njerëzit fillojnë me e matë çdo fjalë sipas reagimit që mundet me pasë turma.

Por si shoqni, s’duhet me leju kurrsesi me mbërri në pikën ku për me mendu e me u shprehë lirshëm duhet guxim. Sepse ajo s’është Kosova për të cilën është sakrifiku aq shumë.

Read Previous

GLPS: Projektligji për Byronë e Pasurisë ka paqartësi, rrezikon të kontestohet sërish

Read Next

Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online