Pep Guardiola do të bëjë një rikthim emocional në stadiumin “Etihad”, me ish-trajnerin e Manchester City-t që po planifikon të marrë pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain të mërkurën.
Kjo do të jetë vizita e parë e Guardiolës në shtëpinë e City-t që kur i dha fund mandatit të tij 10-vjeçar si trajner sezonin e kaluar.
Guardiola gjithashtu kishe mbështetur publikisht klubin vetëm disa ditë pasi City u shpall fajtor për shkelje të rënda financiare nga një komison i pavarur i Premier Ligës.
Duke folur për klubin, stafin dhe mbështetësit e tij, Guardiola dha një mesazh të thjeshtë.
“Unë jam me ju, do të jem me ju”, tha ai.
PSG-ja do të vizitojë Man Cityn në “Etihad”, më 14 tetor në ndeshjen e dytë të City-t në fazën e parë të Ligës së Kampionëve. /KosovaPress/