Bordi i Paqes përkujton 7 Tetorin: Gaza duhet të çmilitarizohet dhe deradikalizohet, siguria e Izraelit baza për paqe

Bordi i Paqes ka publikuar një deklaratë me rastin e trevjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael, duke përkujtuar rreth 1,200 viktimat dhe 251 personat që, sipas deklaratës, u morën peng në Gaza.

Në deklaratë, Bordi shpreh solidaritet me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit, ndërsa thekson se konflikti ka shkaktuar vuajtje të mëdha si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët.

Bordi thotë se synon krijimin e kushteve për një paqe të qëndrueshme përmes çmilitarizimit dhe deradikalizimit të Gazës, duke theksuar se siguria e Izraelit është themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet paqja.

Në deklaratë përmendet edhe presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin Bordi thotë se e kishte bërë kthimin e të gjithë pengjeve kërkesën e parë të planit të tij dhe se e kishte përmbushur këtë zotim.

Bordi përfundon duke përsëritur angazhimin për një të ardhme në të cilën 7 Tetori të mos përsëritet më.

Read Previous

Tasholli pas reagimit të BE’së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Read Next

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës