Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e Zyrës Ligjore të Kampit Bondsteel

Kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, ka pritur në takim Major Hector Zayas, shef i Zyrës Ligjore në Kampin Bondsteel.

Gjatë takimit është diskutuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës së Gjykatës Administrative, si dhe për sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë e re dhe e specializuar në fushën e drejtësisë administrative.

Kaçiu ka vlerësuar rëndësinë e takimeve të tilla, duke theksuar se ato kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit. Ai ka prezantuar gjithashtu prioritetet e tij në drejtimin e gjykatës.

Nga ana tjetër, Major Hector Zayas e ka uruar Kaçiun për zgjedhjen në pozitën e kryetarit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës.

Sipas njoftimit, Zayas ka ofruar përkrahje për Gjykatën Administrative.

Në takim është shprehur gatishmëria për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e institucioneve përkatëse.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Schuebel: BE-ja ka ofruar 3.7 miliardë euro ndihmë për Kosovën që nga viti 1999

Read Next

Qeveria ndan rreth 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë