Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se Shiroka-Pula merr detyrën në një periudhë sfiduese jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe Evropën.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën”, ka shkruar Rama.
Kryeministri shqiptar e ka përmbyllur urimin e tij me një mesazh për Presidenten e re dhe Kosovën.
“Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente”, ka shkruar Rama.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend dhe më pas dha betimin para deputetëve.
/GazetaSinjali/