Enver Hoxhaj uron Shiroka-Pulën dhe kërkon të jetë zë i fuqishëm për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Hoxhaj ka thënë se fotografia ruan një histori të përbashkët, ndërsa ka shprehur besimin se në detyrën e re, zëri i Presidentes do të jetë i fuqishëm edhe në kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente! Besoj se zëri yt do të jetë i fuqishëm për drejtësinë dhe për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografia e publikuar nga Hoxhaj rikthen një moment nga angazhimi i tyre i përbashkët politik, ku shihen së bashku edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Read Previous

Diaspora e Kosovës investoi 380 milionë euro në patundshmëri

Read Next

Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës