Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova ka institucione stabile.
“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur se është miratuar edhe ligji me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke thënë se do të punohet bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.
“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i Qeverisë ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit.
“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar ai.
Në fund, Kurti i ka uruar presidentes së re detyrën, ndërsa ka uruar edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.