Haradinaj: Kurti e kurthoj edhe ligjin edhe vendin

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj për media foli për zhvillimet e fundit, ku tha se është koha që deputetët të bashkohen për kalimin e këtij ligji e mos të turpërohen para historisë.

“Ky ligj është i 91 deputetëve që e kanë votuar në lexim të parë. Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj. Është koha që të bashkohemi e mos të turpërohemi para historisë. Kështu do të duhej të ishte. Mirëpo sikurse e pamë, sot ranë maskat”, ka deklaruar Haradinaj.

Në vijim të deklaratës së tij, Haradinaj ka folur edhe për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe pasojat politike që, sipas tij, mund të sjellë moskalimi i këtij ligji.

“Kurti e kurthoj edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së duke e lënë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kurti po e qon vendin në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj. /RTK

Read Previous

Hamza: Sipas të gjitha gjasave vendi po shkon në zgjedhje

Read Next

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Specialja në lexim të dytë, pastaj presidenti