Kurti: Moszgjedhja e presidentit na pamundëson strategjinë kombëtare për Hagë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga opozita, sot mund të zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës.
I pyetur nëse do të thirret seanca, Bajqinovci ka thënë: “Nëse ka vullnet opozita ta zgjedhë presidentin”, ka deklaruar Bajqinovci.
Më herët PDK ka kërkuar nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu që të thërrasë seancë urgjente për votimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë. /RTK