BE-ja përgatit anëtarësimin e vendeve të reja me kufizime të përkohshme
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka bërë një reagim emocional në rrjetet sociale, duke shprehur edhe një herë lidhjen e tij të fortë me fanellën dardane.
Dellova ka publikuar disa fotografi me fanellën e Kombëtares së Kosovës, të shoqëruara me një mesazh të shkurtër, por domethënës.
“Për Kosovën, gjithmonë me zemër”, ka shkruar Dellova në postimin e tij.
Qendërmbrojtësi kosovar është një nga futbollistët që ka qenë pjesë e Kombëtares në periudhën e fundit, ndërsa mesazhi i tij vjen në një moment kur Dardanët po përgatiten për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Postimi i Dellovës përcjell një mesazh të qartë përkushtimi ndaj Kosovës dhe fanellës dardane. /KosovaPress/