Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me disa superduele

Pas ndeshjeve të kombëtareve, emocionet e elitës së futbollit tonë, rikthehen këtë vikend me ndeshjet e xhiros së tetë.

Kjo fundjavë pritet të sjellë disa përballje interesante, me skuadrat që do të kërkojnë pikë të rëndësishme në garën për objektivat e tyre sezonale.

Xhiroja e radhës nis të premten, me dy ndeshje në program. Në orën 14:00, Llapi do të përballet me Ballkanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa në orën 18:00, Drita do të presë Malishevën në Gjilan.

Ndërkaq, të shtunën zhvillohen edhe dy takime të tjera. Në orën 14:00, Vushtrria do të luajë ndaj Gjilanit, po në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në mbrëmje, nga ora 18:00, Drenica dhe Feronikeli ’74 do të përballen në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Java e tetë mbyllet të dielën me sfidën mes Prishtinës dhe Dukagjinit. Për këtë ndeshje ende nuk janë përcaktuar vendi dhe ora e zhvillimit, të cilat pritet të bëhen të ditura së shpejti.

Superliga-Java e 8-të:

E premte

  • 14:00 – Llapi – Ballkani, “Zahir Pajaziti”, Podujevë
  • 18:00 – Drita – Malisheva, stadiumi i Qytetit, Gjilan

E shtunë

  • 14:00 – Vushtrria – Gjilani, “Zahir Pajaziti”, Podujevë
  • 18:00 – Drenica – Feronikeli ’74, “Bajram Aliu”, Skenderaj

E diel

  • Prishtina – Dukagjini – vendi dhe ora do të përcaktohen së shpejti. /RTKLive

Read Previous

Avokati Ardian Bajraktari: Projektligji për Specialen nuk mund të votohet në lexim të dytë pa kaluar afati 72-orësh

Read Next

BE-ja shtyn zbatimin e rregullave të reja për metanin mes rritjes së çmimeve të energjisë