Stones: Tek Interi dua të mbahem mend për trofetë e fituar

Në një intervistë për DAZN, John Stones foli për transferimin tek Interi dhe emocionet që përjetoi:

“Kam përjetuar shumë emocione. Ishte një ndjesi e jashtëzakonshme lumturie dhe krenarie. Jam vërtet mirënjohës për këtë mundësi dhe i emocionuar që jam këtu. Do ta përshkruaja veten si njeri të sjellshëm, të lumtur dhe konkurrues. Që fëmijë nuk qëndroja kurrë pa lëvizur, isha gjithmonë aktiv”.

Për karakterin e tij, mbrojtësi tha: “Flas shumë në dhomat e zhveshjes, edhe pse tani po vëzhgoj dhe po përpiqem të gjej vendin tim në grup. Gjesti teknik që bëj më mirë është pasimi, ndërsa për pjesën tjetër duhet të përmirësohem në gjithçka”.

Për presionin: “Kur luan, presioni është gjithmonë aty. Është diçka pozitive. Nëse e menaxhon mirë, të lejon të japësh më të mirën dhe përfundon duke u mësuar me të”.

Stones foli edhe për objektivat: “Jap gjithmonë 100 për qind, jam konkurrues, më pëlqen të fitoj dhe lë gjithçka në fushë. Jam rritur shumë si njeri dhe si lojtar”.

Për golin në miqësoren me Interin: “Dukej pothuajse e pabesueshme. Ishte një ditë speciale. Dua të mbahem mend nga tifozët për faktin se dhashë gjithçka për skuadrën, klubin dhe fanellën. Edhe për fitoret”. /Telesport.al/

Read Previous

Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

Read Next

Merz uron Kurtin për rizgjedhjen: Gjermania qëndron fuqishëm në krah të Kosovës