​Dardanët rikthehen në Prishtinë, fillojnë përgatitjet për përballjen me Austrinë

Pas barazimit 0:0 ndaj Izraelit në Debrecen, Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi ndaj Austrisë.

Në stërvitjen e sotme në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 14 futbollistë. Ndërkohë, lojtarët që ishin titullarë në përballjen ndaj Izraelit zhvilluan seancë rigjeneruese në palestër në hotel, në kuadër të menaxhimit të ngarkesës fizike.

Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës ndaj Austrisë të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /KosovaPress/

Read Previous

Barcelona mohon se UEFA ka nisur procedurë të re për rastin Negreira

Read Next

​Çitaku-Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet, prioritetet i përcakton populli