Ligji për Specialen, Behrami: Gjykata dënoi me 81 vjet burg lirinë e Kosovës, mos të normalizohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është optimist për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.
Kurti ka thënë se ditët në vijim do të ketë takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit.
Kosova ka afat deri më 6 tetor të zgjedh presidentin, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të reja më së largu më 15 nëntor.
“Duhet të ketë takime, diskutime dhe pajtime. E kam parë se është e mundshme, ekziston rruga që mund të ecim bashkë. Me 99 vota për në deklaratën e së hënës janë një dëshmi e qartë për këtë. Nuk besoj se këto diskutime duhet të bëhen në media, por në mes krerëve të partive, në biseda të brendshme dhe pastaj të publikohen rezultatet e këtyre takimeve. Unë jam optimist sepse e kam parë se është e mundshme. Përveç që kemi vullnet, kemi edhe mundësi, e kur ekziston vullneti dhe mundësia, është mëkat të mungojë suksesi”, tha ai në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.
I pyetur se a ka kandidat konsensual për president, ai tha se për LVV-në qëndron ende marrëveshja me LDK-në për emrin e Bekim Sejdiut, pavarësisht se i njëjti është tërhequr nga kandidatura.
“Nga pikëpamja e LVV-së, ne kemi marrëveshje politike dhe duhet të respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri ose tjetër. Nëse do të jetë rasti për të ardhmen, natyrisht se do të njoftoheni”, përfundoi Kurti. /KosovaPress/