Nuk ekziston një nivel ‘safe’ apo i sigurt i konsumimit të alkoolit që në krahasim me konsumimin e tepërt nuk të dëmton. Një studim i ri nga Universiteti i Oxfordit ka zbuluar se konsumimi i alkoolit dobëson aftësitë e trurit, duke çuar në një shëndet më të dobët të tij.
Studimi i publikuar në CNN, përfshiu 25 mijë njerëz dhe u zbulua se sa më shumë alkool të konsumohej, aq më shumë zvogëlohej vëllimi i lëndës kryesore të ashtuquajtur lënda gri e trurit. Një prej autoreve të studimit, Anya Topiwala thotë se vëllimi më i vogël i lëndës gri të trurit sjell pasoja: Shkakton një performancë më të keqe, dhe humbje të kujtesës.
Studiuesit e Oksfordit thonë se nuk ka gjithashtu as ndonjë pije alkoolike që të jetë më e sigurt se të tjerat. Faktorë të tillë si presioni i lartë i gjakut, mbipesha dhe pirja e tepërt i vë njerëzit para një rreziku akoma më të madh.
Konsumi i moderuar rezulton se shoqërohet me efekte anësore më të përhapura në tru sesa dihej më parë.
Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, konsumimi i tepërt i alkoolit është përgjegjës për 261 vdekje në ditë në SHBA, ose më shumë se 95,000 në vit.