Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është prioritet për partinë e tij, duke theksuar se vetëm pas kalimit të tij janë të hapur për të diskutuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Hamza tha se kjo nuk paraqet një kushtëzim, por sipas tij, një nevojë në situatën aktuale.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara… Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera. Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, ka theksuar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për çështjet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë sa i përket presidentit.

Read Previous

Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti

Read Next

Nisma e PDK-së për Specialen, Ymeri: Do ta diskutojmë në Grup Parlamentar