Shevchenko: Kombëtarja italiane do të dalë nga kjo situatë e keqe

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Andriy Shevchenko foli për lidhjen e tij me Milanin dhe Italinë: “Milani është gjithmonë në zemrën time, do të jem gjithmonë tifoz i tij. Edhe Italia është gjithmonë në zemrën time, është atdheu im i dytë. Nuk e them për t’i bërë qejfin dikujt, por sepse është e vërtetë”.

Për kombëtaren italiane, ish-sulmuesi kuqezi tha: “Mos u ankoni shumë, do të dilni nga kjo situatë. Vlerësoni historinë tuaj dhe mendoni se keni shumë talent. Thjesht duhet të ndryshoni disa gjëra dhe të nisni përsëri. Keni edhe njerëzit e duhur për ta bërë këtë”.

Shevchenko ka zgjedhur italianin Andrea Maldera në stafin e Ukrainës: “Ai e njeh mirë ambientin, ka punuar jashtë edhe me De Zerbin dhe është ambicioz. Pavarësisht vështirësive, përgjegjësitë tona ndaj publikut ukrainas mbeten. Do të përpiqemi të kualifikohemi në një turne të madh”.

Për 50-vjetorin, dëshira e tij është e thjeshtë: “Paqe. Dua që njerëzit në vendin tim të jetojnë sa më shpejt në paqe. Në futboll, sfida ime është të bëj gjithçka mundem për brezat e ardhshëm. Tjetra është të ec përpara me familjen dhe të jem gjithmonë një baba i mirë”. /Telesport.al/

Read Previous

Giorgia Meloni arsyeton ndalimin e burkës në shkollat e Italisë

Read Next

Hamza për Specialen: Projektligji synon rishikimin e mandatit, jo mbylljen e saj