Limaj: Të diskutohet integriteti i gjyqtarëve të Speciales

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Limaj tha se një nga çështjet kryesore që duhet të diskutohet është integriteti i gjyqtarëve që marrin vendime në këto procese.

“Po e shihni sa i rëndësishëm është integriteti personal i një gjyqtari. Është një gjyqtar që hapur ka zbatuar urdhra politikë, ka kryesuar trupin gjykues”, tha Limaj.

Ai tha se vëmendje duhet t’i kushtohet personave që gjykojnë dhe integritetit të tyre.

“Një nga temat kryesore që duhet të diskutohet është pikëpyetja e atyre që gjykojnë, integriteti i atyre që gjykojnë, ndaj një padrejtësie që po bëhet ndaj njerëzve tanë nga njerëz pa integritet. Dhe gjëja e parë që duhet të kërkohet është kush janë gjyqtarët, integriteti i tyre sepse siguri të jep integriteti i gjyqtarit, profesionalizmi i tij”, tha mes tjerash ai. /RTKlive

Read Previous

Asipi: Kosova, i vetmi shembull në botë ku tradhtarët, hajnat dhe spiunët i dënojnë çlirimtarët

Read Next

Avokati i Thaçit i reagon Marta Kosit: Nuk të takon ta paragjykosh paanshmërinë e Dhomave të Specializuara