Arbër Hoxha bën lëvizjen e papritur, kalon te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit Arbër Hoxha është afër ta mbyllë marrëveshjen në Azi, te skuadra Al Wahda.

Sipas mediumit kroat “tportal”, është pajtuar për kalimin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe në një marrëveshje prej 2.5 milionë euro.

Edhe pse vetëm dy ditë më parë startoi për Dinamon kundër ekipit H.Beer Sheva në Ligën e Evropës, largimi i tij nga gjiganti kroat duket i pashmangshëm.

Dinamo Zagreb pritet të fitojë 2.5 milionë euro në kompensim, si dhe të mbajë 10 për qind të kartonit për shitjen e ardhshme. Ndërkohë, është plotësisht e paqartë për pagën e lojtarit, që thuhet se ka luajtur rol të madh në këtë lëvizje.

Dinamo gjithashtu nuk e ka penguar fare largimin e Hoxhës sepse beson se kanë mjaftueshëm kualitet në krahun e majtë, duke pasur Mislav Orsic dhe të riun Nsoki.

“Vetëm 30 orë pas ndeshjes së Ligës të Evropës, ai është pajtuar për kalimin te Al Wahda nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

“Marrëveshja është afër të kompletohet dhe Dinamo do të përfitojë 2.5 milionë euro në kompensim. Klubi nga Zagrebi edhe do të mbajë 10 për qind në shitjen e radhës, si dhe disa bonuse të sigurta”, thuhet në raportim.

Përndryshe, Hoxha pritet të jetë pjesë e Shqipërisë për Ligën e Kombeve, me listën që do të bëhet publike këtë të shtunë./Telegrafi/

Read Previous

Arrestohet një person për posedim të narkotikëve, i gjendet kokainë, barna e mbi 19 mijë euro

Read Next

Rritet paga minimale në Mal të Zi, shkon deri në 1400 euro