​Hamza: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia do ta diskutojë në mënyrë të detajuar situatën pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza, para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, deklaroi se të gjitha format demokratike dhe ligjore do të jenë në opsion.

“Ne do ta diskutojmë situatën detajisht, vendimet ne kemi thënë që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion, ne tash do e diskutojmë dhe pastaj do shohim se cilat janë vendimet zyrtare të PDK-së”, tha Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja do të marrë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza tha se nuk përjashtohet asnjë veprim demokratik dhe ligjor.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Si shkojnë procedurat për të apeluar vendimin e Gjykatës Speciale?

Read Next

​Dënimi për ish-krerët në Hagë, Kabashi-Ramaj: Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptar