Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar

Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur të tmerrshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UCK-së.

“E vlerësojmë si një gjykim të tmerrshëm për Kosovën, për popullin tonë, për luftën tonë çlirimtare. Populli i Kosovës vet e ka përjetuar luftën dhe e di se çfarë është lufta çlirimtare e Kosovës dhe ne e dimë që nuk ka pasur kurrfarë mekanizmi kriminal për ta cënuar asnjë popullatë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund të gjesh kurrfarë programi, kurrfarë qëllimi brenda UÇK-sëë me këto të cilat po pretendon gjykata. Është një vendim vërtetë i trishtueshëm, i pa drejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vërtetë diçka për të cilën do të jetë një dëm shumë i madh edhe për narracionin tonë edhe për shtetin e Kosovës”

Konjufca sa se edhe dënimi që iu dha Hashim Thaçit, Jakupr Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit janë shumë të larta.

“Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pasur në Serbi 15 vite, 15 vite kanë qenë të këta në Serbi, po t’i arrestonte Serbia dhe po të vinte deri te dënimi i tyre, 15 vite po t’i dënon Serbia në mungesë, e këta kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike. Duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat në kuadër të ligjit edhe të përpjekjeve tona ndërkombëtare për t’u hequr këto dënime”, tha Konjufca. /KosovaPress/

Read Previous

Mbyllet seanca në Hagë

Read Next

Hoxhaj: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar