Në prag të vendimit, Rama: Thaçi do të triumfojë me forcën e të vërtetës së tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot për Gjykatën Speciale në Hagë, në ditën kur në Prishtinë mbahet “Marshi i Lirisë”.

Rama ka thënë se, sipas tij, “farsa” e gjykimit në Hagë është në ditët e fundit, duke paralajmëruar se mund të pritet gjithçka nga autorët e saj.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se, megjithatë, askush nuk mund t’ua marrë lirinë të akuzuarve, duke iu referuar një deklarate të mëhershme të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama

/GazetaSinjali/

Read Previous

Suedia voton të dielën, e djathta ekstreme mund të hyjë në qeveri

Read Next

Koreja e Veriut lëshon disa raketa drejt Detit të Japonisë, sfidon sinjalet për dialog me SHBA-në