Binjakët të lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin

Dy herë më shumë përqafime, dy herë më shumë dashuri, për këdo që ka në jetën e tij binjakë. Afërsia që kanë me njëri-tjetrin është pothuajse telepatike. Ky fenomen biologjik e magjik është intrigues për secilin prej nesh.  Një lidhje të veçantë  kanë edhe binjaket tona.

Statistikisht 3 në 1000 lindje janë binjakë identikë e të tillë janë edhe Dioni e Denisi të cilët pa hezitim tregojnë për privilegjet, lidhjen e fortë emocionale por edhe dallimet që kanë.

Denisin  e Dionin i bashkon programimi, por ne takuam dhe dy vajza të tjera me një pasion krejt tjetër. Basketbollin!

Binjakët janë aty gjithmonë për njëri tjetrin, e shpesh mund ti hutojnë të tjerët me ngjajshmërinë që kanë  duke shfrytëzuar benefitin e të qenit të ngjajshëm në situata të ndryshme.

Të kesh një binjak do të thotë të ndash prindërit, familjen, një ditëlindje dhe një bark. Në rastin e binjakëve identikë, ata madje ndajnë të njëjtën fytyrë! Edhe pse nganjëherë mund të jetë zhgënjyese të njihesh më shumë si binjakë, sesa si individë i veçantë, ata  janë me të vërtetë unikë sepse vetëm rreth 3% e popullsisë janë binjakë.

Të jesh binjak do të thotë të vish në jetë me një mik të ngushtë, e cila është vetëm një nga arsyet pse marrëdhënia midis tyre është diçka që të tjerët vetëm mund ta kenë zili.

Read Previous

​Pse duhet të marrim vaksinat në krah?

Read Next

Sa kohë pas vaksinës anti-COVID mund të përjetoni efekte anësore?