Ronaldinho flet për verën, alkoolin dhe përgjegjësinë e futbollistëve
Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Sergio Busquets, është rikthyer në klub, këtë herë në një rol të ri në strukturën e akademisë.
Busquets, 38-vjeçar, i është bashkuar që nga kjo e hënë stafit teknik të Barça Atletic, ku do të marrë detyrën e trajnerit ndihmës në ekipin e drejtuar nga Juliano Belletti.

Ish-mesfushori defensiv do të sjellë në këtë rol përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe njohuritë taktike të fituara gjatë një karriere të lavdishme, ndërsa paralelisht po ndjek kursin për t’u pajisur me licencën e trajnerit.

Kështu, Busquets rikthehet në klubin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, pasi i dha fund futbollit të luajtur pas aventurave me ekipin e parë të Barcelonës dhe Inter Miamit.
Tashmë, ish-kapiteni katalanas nis një kapitull të ri në karrierën e tij, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe formimin e talenteve të rinj të Barcelonës. /Telegrafi/