Ferrari i parë elektrik shitet për 40 milionë dollarë, thyen rekord
Kufizimi i konsumit të sheqerit gjatë dy viteve të para të jetës mund të lidhet me përfitime afatgjata për shëndetin e trurit, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 65 mijë personave në kuadër të projektit UK Biobank, duke krahasuar individët që i kaluan dy vitet e para të jetës gjatë periudhës së racionimit të sheqerit në Britani me ata që lindën pas përfundimit të këtij racionimi në vitin 1953.
Sipas gjetjeve, personat që kishin konsumuar më pak sheqer në vitet e para të jetës kishin rreth 23 për qind më pak rrezik për t’u diagnostikuar me demencë. Gjithashtu, diagnoza e sëmundjes ishte vonuar mesatarisht për rreth dy vjet e gjysmë.
Studiuesit e kanë cilësuar periudhën e racionimit si një “eksperiment natyror”, pasi pas Luftës së Dytë Botërore qytetarët kishin qasje të kufizuar në produkte ushqimore, përfshirë sheqerin. Pas përfundimit të racionimit, konsumi i sheqerit u rrit ndjeshëm.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se rezultatet nuk dëshmojnë se sheqeri shkakton drejtpërdrejt demencën. Sipas tyre, mund të ketë edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në shëndetin e pjesëmarrësve gjatë dekadave.
Studiuesit rekomandojnë kërkime të mëtejshme për të kuptuar më qartë ndikimin e konsumit të sheqerit në zhvillimin e hershëm të trurit dhe shëndetin e tij në moshë të shtyrë.
Ekspertët gjithashtu rikujtojnë se një dietë e shëndetshme dhe e balancuar mbetet një nga mënyrat më të mira për të mbështetur shëndetin e trurit.