Para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan në vitin 2021, Ahmad Dawood ëndërronte të zgjeronte biznesin e tij të vogël të rrobaqepësisë, të martohej dhe të blinte një veturë.
Por, pesë vjet pas marrjes së pushtetit nga grupi militant islamist, Dawood punon në fermën e familjes së tij jashtë kryeqytetit, Kabul, ku kultivon fruta dhe perime. Ai qep fshehurazi fustane për ato pak kliente që bëjnë porosi.
“Shpresoja të studioja dizajn mode në universitet. Kisha plan të importoja pëlhura nga Turqia, të krijoja modelet e mia dhe të punësoja rrobaqepëse. E imagjinoja veten duke marrë pjesë në shfaqje mode dhe duke i shitur dizajnet e mia në vendet fqinje”, tha 29-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.
“Asgjë nga këto nuk ndodhi”, shtoi ai. “Gjithçka u përmbys”.