KF “Vëllaznimi” nis sezonin e ri, përballje me “Tefik Çangën” në Ferizaj

KF “Vëllaznimi” sot nis sezonin e ri në kampionat, teksa në kuadër të xhiros së parë do të përballet me KF “Tefik Çangën” në Ferizaj.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Ferizaj, me fillim nga ora 16:30.

Pas një periudhe përgatitore, skuadra nga Gjakova hyn në sezonin e ri me objektivin e rikthimit në Superligë. Për “Vëllaznimin”, sfida ndaj “Tefik Çangës” do të jetë ndeshja e parë zyrtare në rrugëtimin drejt këtij synimi.

Me ndeshjen në Ferizaj, “Vëllaznimi” nis një sezon në të cilin pikët do të jenë të rëndësishme në garën për objektivat e vendosura nga klubi. /tvsyrivision/

Read Previous

​Si u ribashkuan Trump dhe Musk, proceset prapa skenave dhe 100 milionë dollarë për zgjedhjet

Read Next

Policia e Kosovës: 2,561 tiketa trafiku dhe 29 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve