Ademi uron fillimin e edicionit të ri: Futbolli i Kosovës po rritet
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi ka uruar fillimin e edicionit të ri në futbollin kosovar.
“Futbolli i Kosovës po rritet. Klubet po bëhen gjithnjë e më të organizuara, po investohet në infrastrukturë, po krijohen kushte më të mira për futbollistët dhe po zgjerohet hapësira për zhvillimin e futbollit të vajzave dhe kategorive të reja. Edhe sfidat janë më të mëdha, sepse standardet janë shumë më të larta se ato të dikurshme”, ka shkruar Ademi të premten, pak orë para fillimit të ndeshjes së parë të edicionit 2026/2027.
Sipas tij, zhvillimi i futbollit varet nga të gjitë të përfshirët.
“Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë e qartë: ta bëjmë çdo edicion më të mirë se ai paraprak dhe ta çojmë futbollin e Kosovës, hap pas hapi, drejt standardeve më të larta evropiane. Sot përveçse nis një tjetër edicion garues, bashkë me të fillon edhe një mundësi e re për të dëshmuar se futbolli ynë po bëhet gjithnjë e më profesional, më konkurrues dhe më i respektuar”, ka shkruar Agim Ademi, ndër të tjera. /KosovaPress/