Ibrahim Bezhani ka të mbjellura 10 hektarë tokë me kultura bujqësore

Kultivuesit e kulturave bujqësore në komunën e Gjakovës kanë filluar sezonën e mbjelljeve pranverore. Në mesin e tyre është edhe bujku Ibrahim Bezhani nga fshati Smolicë i cili na tha se këtë vit për shkak të kushteve atmosferike këtë proces e ka filluar me vonesë por përkundër kësaj ai ka një sipërfaqe prej10 hektarësh tokë të mbjellur me kulturave të ndryshme.

Dihet se rajoni i Rekës së keqe por edhe rajonet e tjera të komunës së Gjakovës janë të pasura me toka pjellore. Por viteve të fundit të paktë janë bujqit që po merren me këto sektore të bujqësisë andaj Bezhani apelon tek të tjerët që të jenë punëtorë dhe të japin kontributin e tyre në vendin e tyre.

Blegtoria e bujqësia janë dy veprimtari me të cilat ai merret për shumë vite. Të dyja sipas Ibrahimit janë shumë të leverdishme për familjen e tij. Por ajo çka nevojitet më shumë është rritja e subvencioneve dhe granteve në mënyrë që prodhimtaria dhe tregu të jetë i suksesesshëm për të gjithë fermerët e komunës sonë.

Read Previous

Personeli shëndetësor në Kukës merr sot dozën e dytë të vaksinës

Read Next

Fillon zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore