Tjetër ndeshje për gjyqtarët kosovarë në skenën evropiane!

Gjyqtarët kosovarë do të jenë sërish pjesë e skenës evropiane, pasi Genc Nuza është caktuar të drejtojë ndeshjen ndërmjet Ilves dhe Rijekës.

Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në përballjen që zhvillohet më 13 gusht në Tampere të Finlandës, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës të UEFA-s.

Në këtë ndeshje, Nuza do të ketë përkrah Lumturije Muhadrin dhe Alban Ejupin si gjyqtarë asistentë.

Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa në rolin e AVAR-it është caktuar Mentor Ajeti.

Kjo është një tjetër paraqitje e rëndësishme për ekipin kosovar të gjyqtarëve në garat evropiane dhe një dëshmi e besimit që po u jepet atyre në arenën ndërkombëtare. /KosovaPress/

Read Previous

Shqipëri | Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, cilat janë ndryshimet kryesore?

Read Next

​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës