Arsenali ka kthyer kërkimin për sulmuesin e ri anësor Kenan Yildiz, i cili thuhet se është gati të kërkojë të largohet nga Juventusi. Reprezentuesi turk u bë prioritet për trajnerin Mikel Arteta pasi mundësia për të sjellë Vinicius Junior, i cili e zgjati kontratën me Real Madridin, dështoi.
Kampioni anglez është në favor të informacionit se lojtari turk dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Londër. Pas një serie performancash të shkëlqyera në Serie A, Yildiz e ka konfirmuar veten si një nga lojtarët e rinj më premtues dhe tani është gati t’i informojë drejtuesit e klubit se dëshiron një transferim.
Sipas mediave angleze, 21-vjeçari synon ta bëjë të qartë se dëshiron të transferohet në veri të Londrës. Megjithatë, transferimi do të varet nga negociatat, pasi klubi italian ka vendosur një çmim prej 140 milionë eurosh, që do të jetë një provë serioze për buxhetin e Arsenalit.
Zgjedhja e parë e Artetës në sulm
Yildiz është lidhur me një kalim në Arsenal edhe më parë. Gazetari Sacha Tavolieri e përshkroi atë si “prioritetin absolut” të Artetas. Sipas The Athletic, klubi kishte pyetur zyrtarisht për disponueshmërinë e tij, por Juventusi më pas u përgjigj se lojtari nuk ishte në shitje.
Rrethanat tani mund të ndryshojnë pasi lojtari thuhet se po këmbëngul të largohet. Interesi për Yildiz është intensifikuar pasi objektivi kryesor i Arsenalit, Vinicius Junior, nënshkroi një kontratë të re afatgjatë me Real Madridin këtë javë.
Çfarë thonë shifrat për Yildizin?
Statistikat tregojnë se Yildiz mund të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në sulmin e Arsenalit, i cili ishte joefektiv në disa raste sezonin e kaluar. Analiza e platformës WhoScored thekson se cilësitë e tij kryesore janë driblimi, përfundimi i topit dhe pasimet kyçe.
Yildiz ka qenë në formë të shkëlqyer në sezonin 2025/26, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në të gjitha garat. Një produktivitet i tillë i ka bërë shumë të besojnë se ai do të ishte një opsion më i mirë se Gabriel Martinelli, forma e të cilit ka qenë e paqëndrueshme gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/
