Mungesa e kësaj vitamine mund ta dobësojë mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve?
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po përpiqet t’i japë Iranit çdo shans për të negociuar “para prerjes së kokës”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në Zyrën Ovale, presidentit amerikan iu bë pyetja pse i anuloi sulmet e kërcënuara kundër Iranit mbrëmë.
“Nuk e di, nuk e di, mendoj se mund të arrijmë diçka. Dua t’u jap çdo shans para prerjes së kokës… Jam shumë krenar për faktin që do t’u jap njerëzve një shans”, deklaroi ai.
Sipas Trumpit, do të kishte “mbetur shumë pak” nëse sulmet do të kishin vazhduar.
Ndryshe, presidenti u tha gazetarëve se SHBA-të do ta godisnin Iranin “më fort se çdo sulm që nga Lufta e Dytë Botërore” përpara se ai t’i anulonte sulmet.
“Ky është shansi i fundit që ata të nënshkruajnë një dokument të mirë”, tha republikani. /Telegrafi/