Galeria Kombëtare e Kosovës hap për publikun një pjesë të koleksionit të saj

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, publiku do të ketë mundësi të vizitojë një pjesë të koleksionit të saj përmes programit “Koleksioni i Hapur”.

Sipas njoftimit, ky program u ofron vizitorëve qasje në një pjesë të koleksionit të GKK-së, duke krijuar mundësi për t’u njohur më nga afër me veprat dhe fondin artistik të institucionit, nën udhëheqjen e stafit profesional.

Vizitat organizohen çdo të martë dhe të mërkurë, nga ora 10:00 deri në 16:00, dhe realizohen vetëm me rezervim paraprak. /RTKlive

Read Previous

Miratohet konkursi për 34 prokurorë, 10 vende të rezervuara për komunitetet

Read Next

Kriza në Danub: Rumania shpërthen shkëmbin me 180 kg eksploziv për të shpëtuar centralin bërthamor