Ancelotti thyen heshtjen dhe zbulon pse i tha ‘Jo’ ofertës së Italisë
Chelsea nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin 2026/27, por stadiumi “Stamford Bridge” mund të jetë sërish mikpritës i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra londineze e përfundoi sezonin 2025/26 të Premier Ligës në vendin e 10-të, duke mbetur jashtë tri garave evropiane të UEFA-s.
Arsenali, Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpooli siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bournemouthi dhe Sunderlandi u kualifikuan në Ligën e Evropës. Brightoni, që përfundoi në vendin e tetë, do të luajë në fazën kualifikuese për Ligën e Konferencës.
Pavarësisht mungesës së Chelseat në Evropë, “Stamford Bridge” mund të presë ndeshjet e Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve të The Standard klubi ukrainas është në kërkim të një stadiumi ku do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas, pasi UEFA vazhdon të mos lejojë organizimin e takimeve evropiane në Ukrainë për shkak të situatës së sigurisë të shkaktuar nga lufta.
Një zëdhënës i Shakhtarit ka konfirmuar se klubi është në bisedime me disa stadiume në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani për të gjetur një arenë pritëse për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
“Shakhtari aktualisht është në negociata me disa stadiume në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani për të siguruar një stadium ku do të zhvillojë ndeshjet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Nuk do të komentojmë më tej derisa të merret një vendim”, ka deklaruar zëdhënësi i klubit.
Përveç “Stamford Bridge”, në mesin e stadiumeve që po shqyrtohen janë edhe “Gtech Community Stadium” i Brentfordit dhe “Craven Cottage” i Fulhamit.
Shakhtar Donetsku, kampion i Ukrainës për herë të 16-të dhe i drejtuar nga ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe Barcelonës, Arda Turan, do ta nisë aventurën në Ligën e Kampionëve me fillimin e fazës së ligës më 8 shtator.
Sezonin e kaluar, skuadra ukrainase ndeshjet si vendase në Ligën e Kampionëve i zhvilloi në stadiumin “Veltins Arena” në Gelsenkirchen të Gjermanisë. /KosovaPress/