Kardiologët ndajnë 4 ushqime që duken të shëndetshme, por mund të dëmtojnë zemrën!
Me kalimin e moshës, sidomos pas të 60-ave, nevojat ushqyese të trupit ndryshojnë. Për të ruajtur eshtrat, muskujt, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm, ekspertët rekomandojnë t’i kushtoni më shumë vëmendje disa elementeve kryesore, ka shkruar VeryWellHealth.
Kalciumi, për eshtra më të forta
Kalciumi ndihmon në ruajtjen e densitetit të eshtrave dhe ul rrezikun e osteoporozës. Burime të mira janë perimet me gjethe të gjelbra si lakra dhe brokoli, produktet e qumështit dhe ushqimet e pasuruara me kalcium, si disa lloje qumështi bimor dhe lëngje frutash.
Vitamina D, për eshtra dhe imunitet
Vitamina D ndihmon trupin të përthithë kalciumin. Mund ta merrni nga peshqit me yndyrë, të verdhat e vezëve dhe qumështi dhe produktet e pasuruara me vitaminë D.
Edhe një shëtitje rreth 20 minuta në diell mund të ndihmojë në prodhimin e vitaminës D.
Vitamina B12, për energjinë dhe sistemin nervor
Me kalimin e viteve, trupi e përthith më vështirë vitaminën B12 për shkak të uljes së aciditetit në stomak. Burime të mira janë mishi, peshku, vezët, produktet e qumështit dhe ushqimet e pasuruara me B12.
Proteinat, për ruajtjen e muskujve
Pas moshës 60-vjeçare, trupi humbet gradualisht masë muskulore, ndaj proteinat bëhen shumë të rëndësishme.
“Shumica e njerëzve duhet të konsumojnë proteina në çdo vakt dhe mesvakt për të siguruar sasinë e nevojshme”, ka thënë dietologia Abigail Collen.
Burime të mira proteinash janë pula dhe peshku, vezët, kosi i trashë, djath me bazë bimore dhe ushqime të tjera bimore.
Fibrat, për tretje më të mirë
Fibrat ndihmojnë në shëndetin e zorrëve dhe tretjen. Gjenden te fasulet, perimet, frutat, arrat dhe farat.
Ekspertët këshillojnë gjithashtu të pini mjaftueshëm ujë, të mos anashkaloni vaktet dhe të kufizoni ushqimet e përpunuara, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat.
Sipas dietologëve, ndryshimet në ushqyerje bëhen të nevojshme sepse me moshën trupi humbet gradualisht masë muskulore dhe metabolizmi ngadalësohet. Megjithatë, ky proces mund të ngadalësohet duke konsumuar mjaftueshëm proteina dhe duke bërë rregullisht ushtrime force.
Një dietë e ekuilibruar, aktiviteti fizik dhe kujdesi ndaj këtyre lëndëve ushqyese mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe cilësisë së jetës edhe pas moshës 60-vjeçare./koha