Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë

Nëntë departamente në Francë do të vendosen nën nivelin e alarmit të kuq nga mesdita e sotme për shkak të nxehtësisë ekstreme, ndërsa 76 departamente mbeten nën nivelin e alarmit portokalli.

Në rajonin e Parisit dhe në disa departamente në Francën qendrore dhe perëndimore, këtë mëngjes temperaturat ishin midis 22 dhe 25 gradë, ndërsa temperatura pritet të arrijë në 41 gradë, raporton Figaro.

Siç u tha, 59 departamente janë të ekspozuara ndaj një rreziku “të lartë ose shumë të lartë” të zjarreve në pyje.

Prefekti i departamentit Drôme në Francën juglindore urdhëroi evakuime të mëtejshme parandaluese, të cilat prekën rreth 400 persona në zonën malore, ku u dogjën rreth 3,500 hektarë.

Shërbimet meteorologjike kanë njoftuar se kjo valë e nxehtësisë do të arrijë kulmin midis të dielës dhe të hënës dhe do të zgjasë të paktën deri më 15 korrik.

Ajri oqeanik nga Atlantiku duhet t’i japë fund valës së të nxehtit nga 16-17 korriku e tutje, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, niveli i alarmit të kuq u hoq për rajonin Languedoc-Roussillon në Francën jugore, ndërsa rikthimi i flladeve të detit uli ndjeshëm temperaturat këtë të premte.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zvicra luan në stadiumin më të zhurmshëm në botë

Read Next

Walker: Perëndimi s’duhet t’i trajtojë Rusinë, Kinën dhe Iranin si sfida të izoluara