Zvicra luan në stadiumin më të zhurmshëm në botë

Në 03:00 të mëngjesit të dielën, Argjentina e Zvicra e luajnë në Kansas City çerekfinalen e fundit të Kupës së Botës.

Ndeshja luhet në stadiumin “Arrowhead”, që vlerësohet më i zhurmshmi në botë, shkruan “20 Minuten”.
Tribunat e pjerrëta të këtij stadiumi, sigurojnë që zhurma të mbetet brenda dhe të zmadhohen thirrjet e tifozëve. Rekordi për zhurmën më të madhe është vendosur në vitin 2014. Arriti në plot 140 decibelë. Kjo zhurmë krahasohet me atë të një motori reaktiv në ngritje.
Stadiumi është i skuadrës së futbollit amerikan, Kansas City Chiefs, që garon në ligën NFL.

Zhurma në këtë stadium është aq e madhe sa që lojtarët në fushë mezi dëgjohen kur komunikojnë me njëri-tjetrin.

Në Evropë një nivel i tillë i zhurmës nuk imagjinohet ende, madje as në stadiumit të zjarrta si ai në Dortmund e Glasgow./koha.net

Read Previous

Pse makinat elektrike kushtojnë më shumë për t’u siguruar?

Read Next

Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë