Qumështorja “Vita” ka njoftuar se rezultatet e mëhershme të mostrave të produkteve të qumështit të marra gjatë prillit dhe majit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë treguar se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.
Në një njoftim në rrjetin social Facebook, nga qumështorja Vita kanë thënë se analizat kanë dalë 100%.
“Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim janë dhënë detaje edhe nga diskutimet e sotme që përfaqësues të qumështores Vita, fermerë kanë pasur me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.
“Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, ministrit dhe përfaqësuesit e qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.
Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësië të produkteve tona.
I falemnderojmë konsumatorët tanë për besimin dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, siq kemi qenë tash e 23 vite.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 2 korrik në qumështoren “Vita” ende janë në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.
Në një postim në Facebook, duke iu përgjigjur një postimi të qumështores “Vita”, AUV-ja ka deklaruar se rezultat e të njëjtave analiza do të bëhen publike vetëm pas verifikimit nga autoritetet kompetente.
“AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka. AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar. Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente”, thuhet në reagim.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 2 korrik në qumështoren “Vita” ende janë në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.
Në një postim në Facebook, duke iu përgjigjur një postimi të qumështores “Vita”, AUV-ja ka deklaruar se rezultat e të njëjtave analiza do të bëhen publike vetëm pas verifikimit nga autoritetet kompetente.
“AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka. AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar. Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente”, thuhet në reagim.
Më pas në postimin e AUV-it kanë komentuar përfaqësues të qumështores “Vita” duke thënë se nuk e kuptojnë qëllimin e reagimit, sepse sipas tyre, në faqen e tyre i kanë publikuar rezultatet e mostrave të datës 4 prill.
“Reagimi juaj na ka befasuar. Cili është qëllimi i këtij sqarimi, kur ne nuk kemi publikuar rezultatet e mostrave të datës 02.07.2026? Ne kemi publikuar vetëm rezultatet e analizave që na janë përcjellë nga institucioni juaj për mostrat e datës 04.05.2026, të cilat konfirmojnë se produktet VITA janë 100% qumësht, pa qumësht pluhur dhe pa vaj palme. Në të njëjtën deklaratë kemi theksuar qartë se rezultatet e mostrave të datës 02.07.2026 ende po i presim, sipas zotimit të Ministrit se do të publikohen deri më 13.07.2026. Pikërisht për respekt ndaj fermerëve dhe këtij procesi kemi vazhduar përkohësisht grumbullimin e qumështit. Prandaj, nuk e kuptojmë arsyen e këtij reagimi, pasi deklarata jonë nuk bie në kundërshtim me procesin që është duke u zhvilluar”, thuhet në reagimin e kompanisë.